“Sirena” gjermane për “asin” e Shqipërisë, Jasir Asani pritet të largohet nga Korea

schedule15:49 - 20 Maj, 2024

schedule 15:49 - 20 Maj, 2024

Jasir Asani, pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Koreja e Jugut, aty ku është pjesë e skuadrës së Gwangju.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari është në bisedime me klubin gjerman, Dusseldorf.

Këta të fundit, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe synojnë ngjitjen në elitë, pasi përballen në “play off” me Bochum.

Drejtuesit e klubit gjerman, janë në bisedime me menaxherin e Asanit dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!