Federico Valverde është ylli i ri i mesfushës së Real Madrid. 21-vjeçari nga Uruguaj ka bindur trajnerin Zidane, ka fituar një post titullari te “Los Blancos” dhe tifozët janë magjepsur pas kualitetit të tij.
Klube të ndryshmë si Manchester United dhe Chelsea janë gati të paguajnë për kartonin e tij, por Florentino Perez nuk ka ndërmend ta shesë. Presidenti i Realit ka vendosur t’i japë fund shpresave të kundërshtarëve me një lëvizje të vetme.
Veprim që ndodhi kohët e fundit. Valverde rinovoi kontratën deri në vitin 2025 dhe Perez vendosi një klauzolë shitje prej 500 milion eurosh. Praktikisht një “blindim” i lojtarit të kombëtares së Uruguajit, pasi askush nuk mund të paguajë atë shumë. /abcnews.al