“Sirena” angleze për Maurizio Sarri, tekniku italian gati të rikthehet në Premier League

schedule10:36 - 1 Maj, 2024

schedule 10:36 - 1 Maj, 2024

Trofetë nuk kanë qenë të shumtë, por sërish është mes trajnerëve më të mirë të botës. Pasi i dha fund bashkëpunimit thuajse, 3-vjeçar, me “Shqiponjat” e Lazio, në mesin e muajit mars, tekniku Maurizio Sarri duket se nuk do të pushojë për shumë gjatë, pasi të shumta janë klubet që kërkojnë shërbimet e italianit.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, së fundmi, interes për 65-vjeçarin kanë shfaqur, “Bardhezinjtë” e Premier League, Newcastle, me bordin e këtyre të fundit që janë të pakënaqur me punën që ka bërë Eddie Howe këtë sezon dhe kanë piketuar pikërisht italianin, si pasardhësin e këtij të fundit, në pankinën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, kujtojmë se Sarri ka një eksperiencë pozitive në Angli, pasi ka drejtuar një sezon “Blutë” e Chelsea, teksa ka arritur të fitojë edhe trofeun e UEFA Europa League, në sezonin 2018-2019 dhe mesa duket kaq ka mjaftuar, që bordi i Newcastle t’i ofrojë një mundësi të dytë trajnerit për të punuar në Premier League. /i.m /abcnews.al