“Sirena” angleze për Berat Gjimshitin, zbulohet super oferta

schedule15:37 - 3 Tetor, 2020

schedule 15:37 - 3 Tetor, 2020

Milan dhe Ajax u lakuan si opsione, ndërsa tani del në skenë edhe Fulham. Berat Gjimshiti është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos dhe Atalanta nëse vendos ta shesë do të përfitojë jo pak nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Marlon i Sassuolo, Omar Colley i Sampdoria dhe Timo Baumgart i PSV janë emrat e lakuar si objektiva të klubit anglez, që garon në Premier League. “Tuttomercatoweb” raporton se Fulham ka gati një ofertë fillestare për Gjimshitin.

19 milion euro janë gati për klubin nga Bergamo, që do të dilte i fituar nga kjo lëvizje në aspektin financiar. Edhe për mbrojtësin ka një propozim të mirë, pasi i ofrohet një pagë që kap shifrën e 2.5 milion eurove në sezon. Merkato po shkon drejt fundit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në këto 48 orë të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!