Periudha pas Botërorit rezultoi të ishte më e mira në karrierën e Marcus Rashford, i cili falë paraqitjeve të tija të jashtëzakonshme me Manchester United u “kurorëzua” pasditen e djeshme me trofeun e parë të këtij sezoni, teksa trifumoi në finalen e Carabao Cup, përballjë “bardhezinjve” të Newcastle.
Mirëpo, përveç tifozëve të “djajve” performancat e Rashford kanë impresionuar dhe ikonën e Manchester United, ish-teknikun Sir Alex Ferguson, ku në fjalët e tij nuk kanë munguar “elozhet” për 25-vjeçarin.
“Ai është fantastik. Ai gjithmonë kishte një konvertim të mirë, gjë që është vërtet e rëndësishme për një sulmues. Ai është në formë të shkëlqyer”,- tha ish-menaxheri i Manchester United. /i.m /abcnews.al