Sipas shkencës, personat e lindur në muajin dhjetor janë më të zgjuar dhe jetojnë më gjatë

schedule15:00 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 15:00 - 28 Dhjetor, 2019

Përveç që kanë lindur gjatë muajit më festiv të vitit, ka edhe shumë më tepër gjëra të cilat të lindurit e dhjetorit janë bekuar.

Sipas një studimi, këta engjëj të muajit dhjetor  kanë avantazhe të shumëfishta ndaj pjesës tjetër dhe priren të jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të lumtur, shkruan abcnews.al

 

Studimi u krye për të zbuluar nëse ekziston një marrëdhënie midis jetëgjatësisë dhe sezonit të lindjes dhe rezultatet sollën një lajm të mirë për njerëzit e lindur në dhjetor. Sipas të dhënave, shumica e njerëzve që jetojnë më shumë se 100 vjet, kanë lindur në muajin e fundit të vitit. Pra, nëse jeni një fëmijë i muajit dhjetori, ose keni një fëmijë që ka lindur në dhjetor, dijeni që ju (ose ata) do të jetojnë për një kohë  të gjatë.

Dhe, nëse po pyesni veten se cila është arsyeja që qëndron pas kësaj, ne kemi përgjigjen. Sipas një studimi tjetër, njerëzit e lindur në dhjetor flenë më mirë dhe më lehtë në krahasim më të tjerët.

Gjithashtu foshnjat e muajit dhjetor kanë më pak shanse të vuajnë nga një sulm kardiovaskular ose ndonjë problem tjetër i lidhur me zemrën. Duket sikur të lindësh në dhjetor është sikur ke fituar çmimin  e parë./abcnews.al

Të famshëm që kanë lindur në muajin dhjetor

1.Britney Spears – 2 Dhjetor

 

2.Ian Somerhalder – 8 Dhjetor

 

3.Vanessa Hudgens – 14 Dhjetor

 

4.Brad Pitt – 18 Dhjetor

 

5.Jared Leto – 26 Dhjetor

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!