Sipas një raporti, rruga drejt emetimeve neto zero do të kushtojë triliona dollarë në vit

schedule02:13 - 1 Shkurt, 2022

schedule 02:13 - 1 Shkurt, 2022

Triliona dollarë duhet të shpenzohen çdo vit për pothuajse tre dekada për të arritur objektivat neto zero, sipas kompanisë McKinsey. Në krye të shpenzimeve aktuale, ekuivalenti i gjysmës së të gjitha fitimeve të korporatave do të duhet të investohet për të trajtuar ngrohjen globale, thuhet në raport. Kompania McKinsey thekson se fitimi i pranimit do të jetë i vështirë, veçanërisht nga ata që paguajnë faturat e energjisë.

Por alternativa është moti më ekstrem, kanë paralajmëruar ekspertët. Në raport vlerësohet se kostoja vjetore për të arritur në zero neto, kur emetimet e dioksidit të karbonit reduktohen ose kompensohen plotësisht do të jetë 9.2 trilion dollarë. Bota tashmë po shpenzon 5.7 trilion dollarë në vit për të ulur ndikimin e lëndëve djegëse fosile dhe për të përdorur alternativa raporton “BBC”.

Megjithatë, 3.5 trilion dollarë shtesë, çdo vit nga viti 2021 deri në vitin 2050, do të duhet të vendosen drejt burimeve alternative të energjisë dhe përdorimit të tokës duke përfshirë bujqësinë për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë, thuhet në raport. Kjo është ekuivalenti i gjysmës së të gjitha fitimeve të korporatave në vitin 2020. Është e barabartë me një të katërtën e të gjitha të ardhurave tatimore ose 7% të shpenzimeve të familjeve.

Këto para do të përdoren për “shpërndarjen e aseteve të reja fizike dhe për dekarbonizimin e aseteve ekzistuese,” tha kompania McKinsey. Kompania tha se ajo ka llogaritur koston e mbajtjes së zinxhirëve të furnizimit të qëndrueshëm gjatë tranzicionit të energjisë, si dhe investimet e gjera në energji. Kompania shtoi se llogaritja e saj ishte shumë më e lartë se shumica e vlerësimeve të tjera nga ekonomistët, por theksoi se investime të tilla mund të jenë fitimprurëse dhe kostot afatgjata të mosbërjes mjaftueshëm për të trajtuar ndryshimet klimatike do të ishin më të mëdha.

Më shumë se 130 vende janë zotuar për emetime neto zero deri në vitin 2050. Ndërsa shifrat janë inkurajuese, emetuesit e mëdhenj të dioksidit të karbonit si Kina dhe India nuk janë pjesë e grupit. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se vendet mund të mbyllin industritë e tyre me energji intensive dhe të importojnë këto mallra nga vende të tjera.

Kjo do të thotë që edhe nëse arrijnë në zero neto, emetimet në botë nuk do të reduktohen gjatë proçesit.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!