Sinqeriteti i nënës së Messit: Nuk e prisnim “Topin e Artë”, kritikët po gabojnë

schedule11:19 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 11:19 - 4 Dhjetor, 2019

Leo Messi fitoi garën me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon për fitimin e “Topit të Artë”. E gjashta herë që ylli argjentinas fiton këtë çmim, askush nuk e ka arritur këtë gjë më parë, teksa shumë polemika janë krijuar për vendimin e marrë.

Celia Cuttittini është e lumtur dhe e befasuar. Nëna e Leo Messit ndihet krenare për arritjet e të birit dhe tregohet e sinqertë kur pranon se nuk e priste këtë çmim. Në një prononcim për CNN Radio Argentina, Celia flet për momentin e bukur, objektivat e Messit dhe kritikat e shumta, totalisht të tepërta sipas saj.

Emocionohem gjithmonë nga arritjet e Leos. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe ai nuk rresht kurrë së surprizuari. Përveç asaj që fiton ka rëndësi edhe njeriu që është, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Nuk e prisnim fitimin e ‘Topit të Artë’. Mendonim se fitimi i ‘Topit të Artë’ për herë të pestë ishte i fundit, prandaj fitorja e tij ishte një surprizë e bukur. Kritikat? Na bëjnë të ndihemi keq, sepse mund të marrësh kritika edhe pa u ofenduar.

Një nënë ndihet shumë keq dhe i dhemb kur djali i saj vuan nga fjalët e të tjerëve. Leo ka si objektiv fitimin e Botërorit ose Kupës së Amerikës me Argjentinën. Kur luan keq ai është i pari që e pranon diçka të tillë dhe ne nuk ia fshehim aspak. Mjafton, nuk është e nevojshme ta bëjnë edhe të tjerët“, përfundon Celia Cuccittini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!