Sinqeriteti i mbrojtësit, Balliu: Ja pse nuk jam titullar te Shqipëria

schedule18:33 - 14 Mars, 2020

schedule 18:33 - 14 Mars, 2020

Ivan Balliu u transferua në verë tek Almeria në La Liga 2, që drejtohet nga Guti, ish-lojtari i njohur i Real Madrid. Mbrojtësi i djathtë është kthyer në një titullar fiks të skuadrës që renditet e treta në divizionin e dytë të futbollit spanjoll, madje në ndeshjen e fundit gjeti golin e parë me skuadrën e re (4-0 kundër La Coruna).

28-vjeçari ka dhënë një prononcim të gjatë për AS, teksa ndalet edhe te aventura me kombëtaren kuqezi. Fati i tij i keq është që luan në një rol me Elseid Hysaj, i cili është edhe kapiteni i kombëtares.

Gjithçka ka filluar të globalizohet dhe në Shqipëri ka shumë lojtarë që vijnë nga Italia. Edhe trajneri është i tillë, i cili zhvillon një lojë disi më taktike. Trajnimet janë shumë taktike dhe gjithçka bazohet tek to. Në listën e fundit më kanë thirrur, por me problemin e Spanjë ku ligat nuk ndalen dhe kur ka data për Kombëtaret, nuk mund të shkoja.

Mezi kam qenë në skuadër për një muaj dhe të ikja përsëri do i binte ta nisja nga e para këtu tek Almeria. Preferova të qendroja, pasi fola edhe me Federatën. Përveç kësaj, aty është e vështirë të luash, pasi në Kombëtare është Hysaj, i cili që luan për Napolin. Kam folur dhe më lejuan që të qendroja te Almeria. E dinë që Hysaj është i pari dhe unë jam zëvendësuesi i tij.

Në fund të fundit duhet të jesh profesionist. Familja e babait tim erdhi nga Shqipëria dhe është një nder të luaj me atë kombëtare në fazat kualifikuese europiane ose botërore. E marr sikur të jem i angazhuar në ekip. Asnjëherë nuk e kam pyetur veten nëse është e vështirë apo jo. Gjithmonë i marr seriozisht ndeshjet dhe jap 100%-in tim”, deklaron Balliu. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!