Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sinqeriteti i Kumbullës: I drejtë zëvendësimi im, nuk isha mirë sot

schedule20:27 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:27 - 14 Tetor, 2020

Shqipëria luajti një ndeshje të mirë ndaj Lituanisë në transfertë, krijoi shumë raste, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë. Marash Kumbulla foli pas ndeshjes për Supersport, duke u ndalur të barazimi, loja e tij, ndërrimi (i la vendin Mihajt në minutën e 57-të) dhe duke e mbyllur me një koment për Romën ku luan.

Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Besoj se bëri mirë, nuk isha shumë në formë sot.

Jam shumë i kënaqur që luajta këto dy ndeshje si titullar, besoj se do të luaj sërish në të ardhmen. Lazio apo Roma? Është e vështirë ta them kush është më e fortë, por them Roma“, deklaron Kumbulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!