Sinner, “mbreti” i Arabisë/ Tenisti italian triumfon në turneun e pasur saudit, në finale mundi spanjollin Alcaraz

schedule17:16 - 20 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 20 Tetor, 2024

Mund të thuhet me plot gojën se rivaliteti i ri është krijuar.

Tenisi ka lënë pas treshen legjendare të përbërë nga Federer, Nadal e Djokoviç, dhe kulmin e këtij sporti sot e përfaqësojnë Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz.

Një italian dhe një spanjoll, kombinim jo shumë i natyrshëm i tenisit, dhe ata luajtën finalen më të pasur në histori.

Ishte turneu i mbajtur në Arabinë Saudite, me shpërblim për fituesin 5 milionë dollarë, dhe në Rijad ia doli Sinner.

Dueli ishte tepër i fortë, dhe Alcaraz mori setin e parë 7-5, ndonëse rivali kryesoi 4-1, gjithsesi, Sinner përballoi gjithçka, madje edhe goditjet e kundërshtarit me shpejtësi 175 km në orë.

Italiani i mori relativisht lehtë setet e tjerë, me të njëjtin rezultat 6-3, dhe krejt ndeshjen 2-1, e para fitore e tij ndaj spanjollit për këtë vit.

Përveç shpërblimit prej 5 milionë dollarësh si fitues, 23-vjeçari mori edhe 1.5 milionë dollarë të dhënë vetëm për pjesëmarrjen.

Turneu i quajtur “Slemi i gjashtë mbretërve”, pati një format shumë të shkurtër, me legjendat Dokoviç e Nadal që e kishin të sigurt gjysmëfinalen, ndërsa Sinner e Alcaraz kaluan në çerekfinale, përkatësisht rusin Daniil Medvedev dhe danezin Holger Rune.

Ndërsa, në gjysmëfinale italiani mposhti serbin Novak Djokovic pas një beteje të fortë, ndërsa spanjolli nuk pati probleme ndaj legjendës Rafael Nadal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!