Për momentin, nuk është i pari. Janik Siner është i detyruar të kënaqet me vendin e dytë në renditjen botërore të tenisit për meshkuj, por gjithsesi, ka një kategori ku mbetet i paprekshëm.
Kampioni italian mbushi 722 ditë pa njohur humbje në turnetë në salla të mbyllura, ndërsa e nisi me fitore pjesëmarrjen e tij në Serinë Finale që mbahet në Torino.
Siner është fituesi në fuqi I këtij konkurrimi, që vlerësohet po aq lart sa katër Grand Slemet. Në ndeshjen e parë, ai mundi kanadezin Aliasimë në dy sete. Suksesi erdhi me shifrat e seteve 7-5 e 6-1.
Sidoqoftë, ky lajm sportiv sikur u la pak mënjanë, ndërsa mediat italiane dhe ato europiane njoftuan se dy tifozë të vjetër humbën jetën në Pallatin e Sportit gjatë ndeshjes.
Ata u sëmurën, dhe nuk u shpëtuan dot as në spital, ndërsa në Arenë ndodheshin gjithsej 13 000 njerëz. Në total, italiani ka 27 fitore radhazi në Arena të mbyllura, I mundur për herë të fundit nga Novak Gjokovic.
Pikërisht, Nole I ka shkaktuar edhe humbjen e fundit në Serinë Finale, e pikërisht në sfidën për titull në 2023. Gjithsesi, Siner ka mundësi të mos e mbyllë dot vitin në vendin e parë, pasi kurorën ia mori Karlos Alkaraz. Ai duhet të fitojë në Torino, dhe Alkaraz të arrijë vetëm dy suksese, ndërsa spanjolli e ka marrë të parin./abcnews.al

