Singapori teston robotët, do të “spiunojnë” qytetarët për shkeljen e rregullave në publik

schedule18:16 - 6 Shtator, 2021

schedule 18:16 - 6 Shtator, 2021

Singapori ka nisur të testojë robotë për të patrulluar në zonat publike në mënyrë që të evidentojnë sjelljen e keqe shoqërore për të shtuar edhe më tej mbikëqyrjen.

I renditur si një nga vendet më të sigurta në botë, Singapori ka vënë në provë dy robotë për të zbuluar sjellje të këqija, si shkelja e masave të sigurisë anti-COVID, pirja e duhanit në zonat e ndaluara dhe parkimi i gabuar i biçikletave.

Lajmi u bë me dije nga Agjencia e Shkencës dhe Teknologjisë të dielën.

Në deklaratë thuhet se dy robotët patrullues të quajtur Xavier, janë të pajisur me kamera që zbulojnë sjellje të gabuara dhe mund të lëshojnë në kohë reale njoftime pranë qendrës së komandës dhe kontrollit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!