Sindroma e zorrës së irrituar, shenjat paralajmëruese dhe si trajtohet

schedule11:31 - 30 Shtator, 2022

schedule 11:31 - 30 Shtator, 2022

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI), ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk.

Rreth 5-10% e popullatës kanë sindromë zorre të irrituar, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Simptomat e sindroma e zorrës së irrituar mund të përfshijnë:

1. Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut
2. Gazra dhe fryrje të barkut
3. Diarre ose kapsllëk apo periudha me të dyja
4. Nevojë e menjëhershme për jashtëqitje kur zgjodheni ose gjatë apo pas vakteve

Personat që kanë sindromën e zorrës së irrituar mund të mos kenë një lëvizshmëri normale të zorrës. Zorra mund të jetë spastike ose mund të ndalojë së lëvizuri përkohësisht. Spazmat janë kontraktime të forta të papritura të muskujve të cilat vijnë dhe shkojnë. Shtresa e mukozës së zorrës e quajtur epitelium, e cila është prekur nga sistemi imunitar dhe ai nervor, rregullon rrjedhjen e lëngjeve brenda dhe jashtë zorrës. Në sindromën e zorrës së irrituar duket sikur epitelium punon normal.

Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion.

Medikamentet janë një pjesë e rëndësishme për lehtësimin e shenjave. Doktori mund t’ju përshkruajë suplemente me fibra ose laksativë për kapsllëkun ose medikamente për të pakësuar diarrenë. Gjithashtu do t’ju përshkruajë spazmolitik për të kontrolluar spazmat (tkurrjet) e zorrës dhe dhimbjet e barkut.

Antidepresantët gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e shenjave, por nga ana tjetër, përdorimi i tyre dhe i spazmolitikëve mund të shkaktojnë konstipacion të ashpër, kështu që doktorit mund t’i lindë nevoja të përshkruajë medikamente që relaksojnë muskujt e vezikës urinare dhe zorrëve.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

May be an image of text that says 'Spitali Amerikan Sindroma e zorrës sẽ irrituar (SZI) Konstipacion Zona e spazmes Zorrë e fryrë Diarre'