Reklama mbresëlënëse, kopertina me shkëlqim, filma me historitë më intensive të dashurisë, flirt pafund, sinonim i romancës dhe modës që zgjon kreativitetin. A menduat menjëherë për Qytetin e Dritës? Jo pa arsye, pasi mbizotëron kulturën “pop-mainstream” si një formë arratisjeje përrallash.
Megjithatë, nuk janë të pakta rastet kur keni bërë plane të mëdha për udhëtimin tuaj, keni organizuar bileta, leje, atraksione dhe planifikoni shumë më parë për të parë sa më shumë, por sapo arrini në destinacion, papritmas ëndrrat thyhen dhe ti e kupton se pritshmëritë e tua ishin më të larta se sa duhet.
Kjo është pikërisht ajo që është Sindroma e Parisit, e cila, edhe pse sigurisht që mund t’i ndodhë çdo qyteti tjetër, erdhi nga zhgënjimi me të cilin përballen japonezët apo në të vërtetë banorët e vendeve të Azisë Lindore, kryesisht turistë, sapo të mbërrijnë në Paris, gjë që madje mund të ndikojnë fizikisht tek ata.
Shfaqja e kësaj sindrome i ka rrënjët në vitet ’80 dhe ka lindur nga ndryshimet në kulturë që vendet kanë mes tyre. Simptomat dalluese janë marramendja, djersitjet e ftohta dhe rrahjet e çmendura të zemrës me frikën e persekutimit, paragjykimit apo armiqësisë nga vendasit që gjenden në përgjigjet më të njohura të njerëzve që kanë përjetuar këtë Sindromë.
Tronditja që shpjegojnë turistët rrjedh nga fakti se asnjë vend në planet nuk është ideal. Çdo gjë ka anët e saj të ndritshme dhe të errëta, të cilat zakonisht na lënë me gojë hapur, herë nga emocionet dhe herë nga ndjesitë që na largojnë kthjelltësinë në fytyrën tonë.
Me siguri të gjithëve na ka ndodhur në një moment…/abcnews.al