“Sindroma e Havanës” që ka prekur diplomatët dhe spiunët amerikanë në mbarë botën mund të lidhet përdorimin e armëve sekrete me energji të lartë nga njësia e inteligjencës ruse GRU 29155.
Është rezultat i një hetimi të gjatë nga grupi mediatik Insider, me fokus në Rusi. grup mediatik investigativ me bazë në Riga, Letoni, në bashkëpunim me 60Minutes, programin investigativ të rrjetit CBS Neës dhe Der Spiegel të Gjermanisë.
Sipas një hetimi të inteligjencës amerikane, rezultatet e të cilit u publikuan vitin e kaluar, ishte e pamundur që një shtet i huaj të ishte përgjegjës për sëmundjen misterioze të identifikuar për herë të parë në ambasadën amerikane në Kubë dhe që preku dhjetë më shumë se 1500 diplomatë amerikanë prej vitesh dhe që ende nuk ka një shpjegim shkencor.
Një sëmundje që shkakton migrenë, të përziera, humbje të kujtesës dhe marramendje.
Sipas hetimit, anëtarët e një njësie të inteligjencës ushtarake ruse kishin qenë në skenën e incidenteve që përfshinin personelin amerikan dhe se anëtarët e lartë të Njësisë 29155 morën çmime dhe u promovuan për punën në lidhje me zhvillimin e “armëve akustike” jo vdekjeprurëse.
Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje. Në raportin e Insider thuhet se rasti i parë mund të ketë ndodhur para vitit 2016, sepse “mund të ketë pasur sulme dy vjet më parë në Frankfurt, Gjermani, kur një punonjës i qeverisë amerikane humbi ndjenjat, pasi u godi nga diçka e ngjashme më një rreze të fortë energjie”.
“Ne kemi zhvillime të rëndësishme në hetimin tonë pesë-vjeçar të raportuara nga zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Të lënduarit përfshijnë stafin e Shtëpisë së Bardhë, oficerë të CIA-s, agjentë të FBI-së, oficerë ushtarakë dhe familjet e tyre. Shumë besojnë se janë plagosur nga një armë sekrete që lëshon rreze ose ultratinguj me energji të lartë.
Dhe për herë të parë kemi prova se kush mund të jetë përgjegjës”, tha CBS.
Pjesë e hetimit ishin edhe dëshmitarë. Carrie, një prej tyre, një agjente e FBI-së që punon në kundërzbulim, tha se në vitin 2021, ndërsa ishte në shtëpi në Florida, ajo u godit nga një forcë paralizuese: “Në veshin tim të djathtë, ia bëri diçka bam, dhe më hodhi përpara në një kënd rreth 45 gradë.
Ekipi famëkeq i sabotimit të inteligjencës ushtarake të Kremlinit GRU 29155 është një njësi përgjegjëse për planifikimin dhe organizimin e operacioneve jashtë vendit, duke përfshirë vrasjet dhe fushatat e ndërhyrjes në Europë.
/abcnews.al.