Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë tenton hapin e madh, pranohet kërkesa

21:56 | 26/03/202021:560

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka njoftuar se ka nisur procedurat për t’u anëtarësuar në FIFPro, çka i jep më shumë forcë kësaj organizate të krijuar së fundit për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve në vend.

“Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot, pas komukimimeve intesive që kemi patur me FIFPro, është pranuar kërkesa e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë për të aplikuar për antaresim në këtë organizatë, duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet të kryejmë.

Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollistëve shqiptarë nga sot futet në një dimension tjetër, pasi nuk do të jetë vetëm Sindikata jonë ajo që do të mbrojë këto të drejta, por së shpejti edhe FIFPro.

Shumë shpejt të gjitha problemet me të cilat përballen futbollistët shqiptarë, si pagat, siguracionet etj, do t’i behen prezente FIFPro dhe në këtë menyre edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë me e lehtë.

Si të gjithë kolegët e tyre në mbarë botën edhe futbollistët shqiptarë do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre”, shkruhet në njoftimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. /abcnews.al

View this post on Instagram

Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot pas komukimimeve intesive që kemi patur me FIFPro, eshte pranuar kerkesa e Sindikates së Futbollistëve Profesionistë Shqiptare për të aplikuar për antaresim në këtë organizatë duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet te kryejme. Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollisteve Shqiptare nga sot hynë në një dimension tjeter pasi nuk do të jetë vetem Sindikata jonë ajo qe do të mbrojë këto të drejta por sëshpejti edhe FIFPro. Shumë shpejt të gjitha problemet me të cilat perballen futbollistët Shqiptare si pagat, siguracionet etj, do ti behen prezente FIFPro dhe në këtë menyre edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë me e lehtë. Si të gjithë koleget e tyre në mbarë boten edhe futbollistet Shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre.

A post shared by SFPSH.Sindikata Futbollistave (@s.f.p.sh) on

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono