3 ditë më parë ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dosja e Eposit të Kreshnikëve. Lajmin e konfirmon studiuesi dhe një prej anëtarëve të përpilimit të dosjes Shaban Sinani. Sinani në një intervistë për “ABC news” sqaron se propozimi tashmë do të bëhet nga Shqipëri për antarësim brenda këtij viti. Nga ana tjetër ai jep edhe argumentat se antarësimi i Eposit të Serbisë nuk e pengon.
Studiuesi i njohur Shaban Sinani, një prej hartusesve të dosjes së Eposit për antarësimin në UNESCO, sqaron se pas antarësimit të eposit të Serbisë në trashëgiminë botërore tashmë Shqipëria dhe Kosova bien dakord që dosja e përgatitur në vitin 2014 të propozohet nga Shqipëria.
Sinani sqaron se gabimi për ta antarësuar më herët qëndron në aspektin politik jo në atë shkencorë. Anëtari i grupit të punës për përgatitjen e dosjes Shaban Sinani sqaron se Shqipëria nuk e ka humbur shansin për ta bërë pjesë të trashëgimisë botërore Lahutën dhe Eposin, edhe pse Eposi i Serbisë tashmë është pranuar në UNESKO. Në vitin 2016 të kënduarit me Lahutë u nderua me çmimin Europa nostra propozuar nga vetë UNESKO./abcnews.al