Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë

schedule12:37 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:37 - 27 Shtator, 2020

Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se çifti i mirënjohur janë në pritje të një djali. Partnerja e këngëtarit ndodhet në muajin e katërt të shtatzanisë, megjithëse është munduar ta mbajë lajmin e ëmbël larg vëmendjes së publikut.

Dyshja janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Ansi. Një muaj më parë, çifti i mirënjohur festoi përvjetorin e pestë të martesës, ndërsa nuk mungoi as një dedikim i ëmbël nga ana e Andrrës ku shkruante se ndihet e bekuar për këto vite të lumtura që ka ndarë me këngëtarin.

 

View this post on Instagram

 

♥️♥️ @andrradestani @ansihoxhaa

A post shared by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) on

5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim. Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, shkroi Andrra. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!