Simptomat që tregojnë se keni mungesë magnezi në trup

schedule12:34 - 30 Mars, 2021

schedule 12:34 - 30 Mars, 2021

Magnezi është një mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm për trupin tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm. Magnezi është i nevojshëm nga trupat tanë për shkak të rëndësisë së tij në prodhimin e hormoneve.

Minerali ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe kockave dhe relakson nervat dhe muskujt. Ai mbështet shëndetin mendor dhe metabolizmin, dhe është i rëndësishëm në transmetimin e impulseve nervore.

Përveç kësaj, magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe niveleve të kolesterolit, informon abcnews.al.

Nëse keni mungesë të magnezit, kjo mund të çojë në disa simptoma mjaft të bezdisshme, veçanërisht në planin afatgjatë.

Simptomat më të zakonshme:

  • Dëshira për ushqime të ëmbla
  • Dhimbjet muskujsh, veçanërisht në pulpat e këmbëve
  • Pagjumësi
  • Nyje të lënduara
  • Lodhje ekstreme
  • Presion i lartë gjaku
  • Ndjenjë depresioni
  • Çrregullime në ritmin e zemrës
  • Migrenë

Zgjidhja:

Qasja më e mirë për zgjidhur këtë problem shëndetësor është të hani më shumë produkte që përmbajnë mjaftueshëm magnez. Ju duhet të hani perime jeshile, skumbri, avokado, fiq të thatë, bajame, arra, dhe fara luledielli apo kungulli. Ju gjithashtu mund të blini suplemente në farmaci që mund të plotësojnë një mungesën e magnezit në trup./e.b-abcnews.al