Simptomat më pak të njohura të tiroidit të Hashimotos që shumë i injorojnë

schedule08:39 - 25 Tetor, 2023

schedule 08:39 - 25 Tetor, 2023

Sindroma e Hashimotos, e njohur edhe si tiroiditi i Hashimotos, është një sëmundje autoimune e tiroides që prek kryesisht gratë.

Hulumtimet tregojnë se kjo gjendje ndodh 15 herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt, sipas klinikës Mayo.

Mjekët shpjegojnë se sindroma Hashimoto është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit në botë, një çrregullim i tiroides që ka shumë pasoja negative për shëndetin.

Duke qenë se simptomat e kësaj sëmundjeje janë shumë delikate, është e vështirë t’i njohësh ato. Gjithashtu, shumë gra i lidhin shpesh me kushte të tjera më pak të rrezikshme, gjë që e ndërlikon më tej diagnozën. Edhe pse nuk ka kurë për sindromën Hashimoto, ai mund të trajtohet me sukses.

Pikërisht për këtë, thonë mjekët, duhet reaguar kur shfaqen simptomat e para. Shenjat më të zakonshme të kësaj gjendje janë:

  • – lodhje
  • – rraskapitje
  • – probleme me kujtesën dhe përqendrimin
  • – rritje e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit
  • – dobësi e muskujve
  • – dhimbje kyçesh
  • – rritje e papritur e peshës trupore
  • – fryrje
  • – probleme me gjumin
  • – lëkurë e thatë dhe e zbehtë
  • – renia e flokeve
  • – çrregullime të ciklit menstrual
  • – infertilitet
  • – ndryshim zëri, më së shpeshti ngjirurit e zërit
  • – zmadhimi i gjëndrës tiroide (struma).

Edhe pse të gjitha këto simptoma nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se një person ka sindromën Hashimoto, nëse i vëreni, duhet të bëni një ekzaminim mjekësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!