Simptomat e mpiksjes së gjakut shfaqen 1 deri në 2 javë pas vaksinimit

schedule08:31 - 24 Prill, 2021

schedule 08:31 - 24 Prill, 2021

Personat e vaksinuar me Johnson&Johnson kanë shfaqur simptomat e mpiksjes së gjakut pas një ose dy javësh, sipas një eksperti të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e  Sëmundjeve në SHBA.

Simptomat janë të ngjashme me personat që janë vaksinuar me AstraZeneca në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Tom Tom Shimabukuro i CDC-së.

CDC dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomanduan pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson pas gjashtë rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me Johnson & Johnson në Shtetet e Bashkuara. Tani janë raportuar 15 raste, tha Shimabukuro – të gjitha mes grave.

Gjatë provave klinike të vaksinës vjeshtën e kaluar, një burrë pësoi mpiksje gjaku 21 ditë pas marrjes së vaksinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!