Simpatizantët e PS thyejnë bravën e bashkisë së Kamzës

schedule17:17 - 7 Gusht, 2019

schedule 17:17 - 7 Gusht, 2019

Partia Socialiste ka marrë sot drejtimin e Bashkisë së Kamzës. Kryetarit të ri të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli iu desh të hynte në bashki pasi simpatizantët e forcës së tij politike arritën të thyejnë bravën e institucionit. Në orën 16:00 sipas orarit zyrtar, administrata e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu u largua ndërkohë që simpatizantë të Rakip Sulit pasi pritën për më shumë se 4 orë thyen bravën dhe i hapën rrugën kryebashkiakut të ri për të hyrë në institucion. Në mesditë u zhvillua edhe mbledhja e konstituimit të këshillit ne shkollën “Hilari Klinton” ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati. Suli u betua si kryebashkiaku i parë socialist pas 12 vitesh në ketë zone dhe pas betimit tha se do t’i shpërbejë çdo qytetari pa dallime politike. Përpara bashkisë së Kamzës përgjatë gjithë paradites së sotme, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar duke treguar se nuk i njohin zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!