Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për futboll. Pronari i Monza në Serie B, në deklaratën e dhënë për Sky Sport, thur elozhe për Interin e Contes, teksa ka edhe një këshillë për Zlatan Ibrahimovic.
“Në dy-tre muajt e fundit kam parë disa ndeshje të Interit, dhe e kam parë veten duke bërë tifozllëk për zikaltrit. Kam simpati për Interin dhe shpresoj të vazhdojnë me rezultate pozitive. Derbi? Është e qartë që në derbi do bëj tifozllëk vetëm për Milanin.
Ibrahimovic? Zlatan duhet ta përfundojë në mënyrë madhështore karrierën e tij të shkëlqyer. E këshilloj që ta bëjë një gjë të tillë te Milani.
Unë jam një tip që e shpreh gjithmonë mendimin tim, edhe kur ndodhem përpara trajnerëve. Mbase do të kem përsëri guxim për t’i dhuruar këshilla trajnerit.
Balotelli? Lojtarë si Mario dhe Kevin Prince Boateng janë gjithmonë më të mirë, njësoj siç është Ibrahimovic“, deklaroi ish-presidenti legjendar i “Djallit”. /abcnews.al