Simone Inzaghi: Sezonin tjetër dua një Inter edhe më të fortë

schedule21:23 - 14 Maj, 2024

schedule 21:23 - 14 Maj, 2024

I pranishëm në Piacenza, qytetin e tij, për të marrë një çmim pas Scudettos së fituar me Interin, Simone Inzaghi u fokusua tek e ardhmja e tij.

“Kemi edhe dy ndeshje, më pas do të takohemi me klubin për rinovimin. Fitmi i kampionatit pesë ditë më herët ishte i mrekullueshëm, tifozët na bënë një nderim të mrekullueshëm, do të jetë e vështirë të përsëritet, por ne të gjithë duam që gjërat të vazhdojnë në një drejtim pozitiv.

Tre vjet më parë kur erdha, të mendoja për të fituar gjashtë trofe dhe një finale të Champions League ishte diçka e vështirë për t’u imagjinuar. Por kisha shumë shpresa, e dija se do të gjeja një menaxhim të fortë me menaxherë shumë të fortë, pavarësisht vështirësive, e dija që ata do të ndërtonin një ekip konkurrues, së bashku bëmë gjëra të mëdha.

Financimi? Duhet të jem i sinqertë, ne kemi qenë gjithmonë të qetë. Presidenti Zhang nuk ka lënë kurrë të na mungojë asgjë. Megjithatë, unë dua një Inter edhe më të fortë sezonin e ardhshëm”, është shprehur Inzaghi./h.ll/abcnews.al