Simone Inzaghi: Ky Inter ka dy vite që më lumturon, lojtarët japin të gjithë maksimumin

schedule11:49 - 29 Shkurt, 2024

schedule 11:49 - 29 Shkurt, 2024

Inter nuk gaboi aspak në “San Siro” kundër Atalanta duke dominuar totalisht dhe duke triumfuar me shifrat 4-0. Një tjetër fitore me “poker” nga zikaltërit e Milanos duke bërë kështu që të udhëheqin Serie A me një diferencë prej 12 pikësh nga Juventus.

Ylli i dytë është më pranë se kurrë, por Inzaghi kërkoi që lojtarët e tij të jenë të përqëndruar deri në fund.

“Te kjo skuadër kushdo që aktivizohet e di shumë mirë rolin e tij në fushë dhe se çfarë duhet të bëjë. Zgjedhjet e mia nuk janë aspak të lehta pasi ka shumë futbollistë që e meritojnë të luajnë, megjithatë kam djem të mrekullueshëm që edhe nëse aktivizohen për pesë minuta, sërish japin maksimumin. Skuadra luan mirë dhe ka dy vite që më bën shumë të të lumur.

Në tre muajt e ardhshëm duhet të jemi shumë të përqëndruar. Rinovimi? Pa përfunduar sezoni nuk më intereson asgjë tjetër. Unë ndjehem shumë mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Tani as mua dhe as drejtuesve nuk iu intereson asgjë, na duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Inzaghi në përfundim të ndeshjes./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!