Simone Inzaghi, pas fitores që Interi mori kundër Spezia, për mediat u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, e cila duhet të luhej me vendosmëri dhe lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Jam shumë, shumë i lumtur. Sigurisht që është një motiv krenarie që nuk pësojmë.
Futbollistët bënë një ndeshje të kujdesshme dhe luajtëm të bashkuar. Këtë herë ishim në emergjencë totale në mbrojtje, por u treguan të zotët dhe kompaktë. Duhet të shohim përpara, sepse ende nuk kemi bërë asgjë. Të shtunën na pret një tjetër ndeshje e fortë”.
“Calhanoglu? Është duke luajtur mjaft mirë sepse ka kualitet dhe sasi. Po rritet nga ndeshja në ndeshje. Jam i lumtur për të, ashtu si për të tjerët. Me këtë dëshirë, sigurisht që vetëm mund të përmirësohemi”, tha Inzaghi. / abcnews.al