Simone Inzaghi po merr gjithnjë e më shumë tiparet e armikut publik numër një për Juvenutsin.
Për të pestën herë radhazi, në turne me eliminim direkt, trajneri aktual i Interit ka epërsinë ndaj “Zonjës së Vjetër, duke e eliminuar në Superkupat e vitit 2017, 2019 dhe 2022, ndërsa e ka eliminuar edhe nga dy edicionet e fundit të Kupës së Italisë.
Mbrëmjen e djeshme, Inzaghi bëri të njëjtën gjë duke mposhtur me Interin e tij Juventusin me shifrat 1-0, duke e eliminuar kështu nga Kupa e Italsië dhe zikaltërit prekin finalen./ h.ll/abcnews.al