Simmons: Biden duhet të japë dorëheqjen dhe ta bëjë Harris për pak muaj presidente

schedule19:18 - 11 Nëntor, 2024

schedule 19:18 - 11 Nëntor, 2024

Nëse ka vullnet të mirë, ka zgjidhje. Një ish bashkëpunëtor i Kamala Harris ka sugjeruar një mënyrë për të harruar “humbjen” në zgjedhjet presidenciale.

Jamal Simmons sugjeroi që Joe Biden të largohej në mënyrë që Harris të bëhej presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara për të paktën dy muaj përpara se presidenca t’i dorëzohej Donald Trumpit më 20 Janar. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin e lajmeve të CNN, kur u pyet se cili duhet të jetë prioriteti kryesor për SHBA-në përpara se Trump të fillojë presidencën e tij të dytë në janar.

“Ai mund të japë dorëheqjen nga presidenca në 30 ditët e ardhshme [për ta bërë shkurtimisht] Kamala Harris president të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Simmons.

Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se Biden e ka shqyrtuar mundësinë, raporton The Guardian. Siç shpjegoi ai, masa jo vetëm që do ta kursente Harrisin nga detyrimi për të vërtetuar humbjen ndaj Trump në Senatin e SHBA (si nënpresidente ajo drejton organin), por gjithashtu do të dominonte lajmet.

“Joe Biden ka qenë një president fenomenal. Ai i ka përmbushur shumë prej premtimeve që ka bërë. Ka një premtim të mbetur që ai mund ta përmbushë: të qenit një figurë tranzitore.”, shtoi Simmons./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!