Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Simfonia “Kane” në Bundesligë/ Kapiteni i Anglisë sërish është në nivele të jashtëzakonshme

schedule13:23 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 13:23 - 7 Dhjetor, 2025

Mund të jetë një nga ata që quhen viti I duhur. Bajernit po I shkon thuajse gjithçka fjollë këtë sezon në Gjermani dhe në Europë, e pavarësisht humbjes me Arsenalin në Champions, mbetet I paarritshëm.

Kampionia e Bundesligës arriti fitoren e radhës në kampionat, 5-0 në fushën e Shtutgartit, edhe pse ylli kryesor I sulmit, Harri Kejn, e nisi nga stoli.

U desh që kapiteni I Anglisë të hynte në fushë në 61’, që suksesi të sigurohej pasi deri në atë moment, rezultati ishte 1-0.

Kejn shënoi në 66’, 82’ me penallti dhe 88’.

Sulmuesi ka 79 gola në 76 ndeshje në Bundesligë, me 10 tregolësha, dhe më shumë se ai kanë Gerd Myler 32, Robert Levandovski 16, Klaus Fisher 12 dhe Jup Hajnkes 11.

Për bavarezët realizuan edhe Konrad Laimer dhe Stanishiç.

Pikërisht, austriaku Laimer po merr vlerësime të larta dhe po quhet “Zidani I Alpeve”, dhe ka nofka braziliane si Konradinjo apo Laimerson.

Bajerni kryeson Bundesligën me 37 pikë, 8 më shumë se Lajpcigu që është I dyti, me 12 fitore, një barazim e asnjë humbje, dhe me golaverazhin 49-9!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!