Valetin Markvukaj i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për projektin e ri muzikor dhe për jetën e tij në Australi. Ai zbuloi se ka hapur një studio muzikore, ndërsa theksoi se grupi “Djemtë e Detit” do të vazhdojë të sjellin këngë të reja.
Ne do mblidhemi dhe do bëjmë gjëra të bukura. Nga ana e produksionit është e thjeshte. Për ‘Live’ duhet të mblidhemi. Sot biznesi muzikor nuk do të thotë që të jesh afër gjeografikisht. Nga ana profesionale është njësoj, grupi është njësoj pavarësisht se ku jetojmë.
Unë tani jetoj në Australi, atje kam hapur një nga studiot muzikors më të suksesshme. Kënga jonë është e shpërndarë në platformën në Youtube”, u shpreh Markvukaj.
/abcnews.al