Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Simfonia e nëntë” e Italisë/ Vendasit fitojnë një tjetër medalje të artë në Lojrat Olimpike

schedule12:41 - 18 Shkurt, 2026

schedule 12:41 - 18 Shkurt, 2026

Sporti ka disa vjet është ngjyrosur në të kaltër. Italia e futbollit ndoshta është në krizë, por aspak Italia olimpike, dhe ajo që ndodhi në Olimpiadën Verore në Paris e më parë në Tokio, po përsëritet në Lojrat Olimpike të Dimrit pikërisht në Apenine.

Të Kaltrit fituan medaljen e 9-të të artë në Milano e Kortina d’Ampeco, që është e 24-ta gjithsej, dhe kjo pas provës së madhe të skuadrës në sprintin me patina në akull.

Treshja e përbërë nga Davide Gioto, Andrea Xhovanini dhe Mikele Malfati mundi thellë rivalët amerikanë, duke përmbysur situatën në 3-4 xhirot e fundit.



Kampionët e rinj olimpikë dhanë kohën 3’39”20, larg rekordeve botërore e olimpikë, por rëndësi pati titulli në shtëpi.

Diferenca me Shtetet e Bashkuara ishte tepër e madhe, mbi 4 sekonda e gjysmë, ndërsa medaljen e bronzit e mori skuadra e Kinës.

Italia e ka thyer rekordin e vendosur në 1994 në Lilehamer të Norvegjisë, kur mori 20 medalje gjithsej.

Tashmë, janë 24 dhe llogaria është ende e hapur.

Ndoshta Norvegjia, superfuqia olimpike e dimrit, nuk do të mund të arrihet në vendin e parë, veçse italianë mund të fitojnë konkurrimin me amerikanët dhe Holandën, për të dalë në vend të dytë në podiumin e medaljeve të këtyre Lojrave Dimërore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!