Giovanni Simeone ka shprehur një nga ëndrrat e tij në futboll. Ai dha një intervistë të gjatë për “Sportweek”, ku ndër të tjera shprehu edhe dëshirën për t’u bashkuar me Atletico Madrid, ekipin që drejtohet nga babai i tij, Diego.
“E kam ëndërr të shkoj te Atletico. Unë jam një tifoz i atij ekipi, por çfarë kuptimi ka të mendoj për këtë?”, tha qendërsulmuesi i Hellas Verona, i cili më pas foli edhe për modelet e tij në futboll. “Njëri është Benzema. Ai arrin të bëjë gjithçka dhe me kalimin e moshës përmirësohet. Ai hyn mirë në skemat e lojës, përshtatet me shokët e tij, zgjerohet, bën gjithçka.Tjetri është Lewandowski, një kafshë e zonës. Ai ka vetëm një mendim: të fusë topin në rrjetë. Dhe është e vështirë të kesh një vazhdimësi të tillë për kaq shumë vite”, përfundoi Simeone”.