‘Simbol i meme-ve’, ngordh qeni më i famshëm në botë

schedule16:46 - 20 Gusht, 2023

schedule 16:46 - 20 Gusht, 2023

Qeni me famë botërore Balltze Cheems, i cili ishte një nga qentë më të famshëm në mediat sociale, ngordhi të premten gjatë operacionit torakotomi, njoftoi pronari i tij.

Bëhet fjalë për qenin e racës Shiba Inu, i cili u bë viral në vitin 2017, për pamjen dinake dhe pozat e çuditshme që merrte në foto, madje u kthye në një simbol meme-je.

“Balltze Cheems ra në gjumë më 18/8. Ai ndërroi jetë të premten në mëngjes gjatë torakotomisë së tij të fundit. Pas këtij operacioni donim t’i organizonim kimioterapinë apo ndonjë trajtim tjetër të mundshëm, por tashmë është vonë”, shkruan ata në një deklaratë për humbjen e qenit.

“Mos u trishtoni, ju lutem mbani mend gëzimin që Balltze i solli botës… Ai ndihmoi shumë njerëz gjatë pandemisë dhe solli shumë gëzim për shumë prej jush, por tani misioni i tij ka përfunduar. Besoj se ai po vrapon lirshëm në qiell dhe po ha ushqim shumë të shijshëm me miqtë e tij të rinj. Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time. Shpresoj që të vazhdojë t’u sjellë gëzim të gjithëve në botën online, kjo është kërkesa ime e vetme modeste”, ka shkruar pronari në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cheems_Balltze (@balltze)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cheems_Balltze (@balltze)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cheems_Balltze (@balltze)

 /abcnews.al