Lautaro Martinez është tashmë emblem e Interit, ndoshta do të jetë edhe zikaltër për jetë.
“El Toro” është simboli i kësaj skuadre, kapiteni, sulmuesi, idhulli i tifozëve dhe vitet e fundit Milano është bërë shtëpia e tij ashtu siç ishte bërë e Javier Zanettit, ku ish-legjenda zikaltër e solli në Milano në vitin 2018.
Lautaro ka treguar një lidhje gjithnjë në rritje me fanellën dhe dëshira e tij, e përsëritur në çdo mënyrë, është të qëndrojë te zikaltërit për një kohë të gjatë, prandaj, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, projekti i klubit zikaltër do të ishte për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028 deri në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2026, kështu që nuk ka nxitim, sigurisht që fillimisht klubi do të dëshirojë të diskutojë rinovimet e Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries të cilat kanë afate më të afërta. Lautaro, pas ndeshjes në fushën e Real Sociedad-it tregoi se tashmë po mendon për të ardhmen: “Rinovimi është një temë që më intereson”./ h.ll/abcnews.al