Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas një testi të kryer disa orë më parë. Ish-kryeministri, që tani është presidenti i ekipit Monza, është asimptomatik dhe është izoluar menjëherë në shtëpi.
Lajmin se Berlusconi është me COVID, e ka konfirmuar mjeku i tij, Alberto Zangrillo. Berlusconi është një ndër figurat më të njohura në Itali, jo vetëm në politikë, por dhe në botën e futbollit.
Ish-presidenti i Milanit ishte shumë i suksesshëm në krye të kuqezinjve, duke sjellë në San Siro shumë trofe të fituar dhe disa nga futbollistët më të mirë në botë./abcnews.al