Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi, pas konfirmimit me koronavirus, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh falënderues, për të gjithë ata që i kanë uruar shëndet dhe janë solidarizuar me të.
“Ja pra më ndodhi edhe mua. Jam mirë dhe vazhdoj të punoj. Do të marr pjesë në çdo mënyrë të mundshme në fushatën zgjedhore.
Shfrytëzoj rastin të falënderojë të gjithë ata që më kanë afër dhe kanë shprehur dashamirësinë e tyre gjatë këtyre orëve”, shkruan presidenti i “Forza Italia-s”.
LEXO edhe: Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi rezulton pozitiv për koronavirus
Kreu aktual i “Forza Italia-s” ndodhet në shtëpinë e tij në Arcore, ku pritet të kalojë periudhën e izolimit nga Covid-19.
N.D./abcnews.al