Silvio Berlusconi flet nga spitali: Kjo sëmundje është një ferr i vërtetë

schedule23:17 - 8 Shtator, 2020

schedule 23:17 - 8 Shtator, 2020

Është një ferr i vërtetë”. Kështu e ka përshkruar ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi koronavirusin, me të cilin po përballet prej disa ditësh.

Në një bisedë telefonike me senatorët e partisë së tij, Forza Italia , ai foli për gjendjen e tij shëndetësore.

Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Rafaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Unë bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem “ , citohet të ketë thënë ai.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se dëshiron të marrë pjesë në javën e fundit të fushatës përpara zgjedhjeve rajonale të 20 shtatorit , sepse “ai ka frikë nga abstenimi dhe kjo qeveri e paaftë duhet të mposhtet “.

Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi, duke iu referuar qartë Platonit, theksoi se ” votimi është një detyrim moral, siç u kishte thënë filozofi i madh grek athinasve, sepse kush zgjedh abstenim meriton një qeveri të paaftë “.

Mjeku personal i Silvio Berlusconit, Luigi Giancrigillo, theksoi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi u infektua me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!