Pyetjes se pse vonohen përgjigjet e testeve, Silva Bino iu përgjigj se po punohet për shtimin e laboratorëve dhe brenda javës përfundon kontrolli në spitalet private. Ajo tha se synohet që përgjigja e testit të dalë brenda 72 orësh.
“Ka një laborator pranë institutit të kërkimit veterinar që po kryhen testimet. Aktualisht kemi tre laboratorë që po kryejnë testime. Edhe laboratori i QSUT po kryen testime. Edhe laboratorët privat. Kontrolli i cilësisë përfundon këto tre javë.
Futja e këtyre laboratorëve do ta ulë kohën e dhënies së përgjigjes. Janë bërë përjashtime në daljen e përgjigjes për grupe të caktuara. Synimi jonë është të japim përgjigje brenda 72 orëve. Kur them testi i shpejtë synojmë të kapim anti-genin. Është një test që identifikon viruset. Kjo do të sjellë ulje të vonesave. Kjo do të rrisë kapacitetet e testimit”, tha Bino./mv.abcnews.al