Silva Bino: Janë rritur vdekjet dhe infektimet, kemi kaluar “tavanin”

schedule13:50 - 1 Shkurt, 2021

schedule 13:50 - 1 Shkurt, 2021

Silva Bino ka deklaruar se incidenca 1-javor dhe 2-javore është rritur përgjatë ditëve të fundit. Ajo u shpreh se ky tregues kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Si qarqe më problematike ajo veçoi Tiranën, Durrësin dhe Sarandën.

“Është rritur Incidenca javore është rritur në 209 raste për 100 mijë banorë. Duket rritje drastike, rritje e rëndësishme, sepse ka qenë poshtë 200. E thënë kjo edhe për faktin e disa masave që kanë marrë edhe vendet e tjera. Kjo nuk është një rritje shumë e lartë. Është rritur pak mbi tavanin por ka rëndësi. Kjo është një tregues shumë i rëndësishëm që kombinohet edhe me rritjen e shtrimeve në spital. Nuk kemi vetëm rritje të incidencës por edhe rritje të numrit të vdekjeve. Rritja më e madhe vihet re në Tiranë.

Incidenca më e lartë vihet re në Bashkinë e Sarandës. Rritja kryesore është në Sarandë. Durrës dhe Tiranë. Në gjithë Shqipërinë vihet re  rritje graduale në të gjithë bashkitë e vendit. Vërehen rritje të rasteve në të gjithë grupmoshat. Kemi pasur rritje të rasteve gjatë muajit Janar”, tha Silva Bino./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!