Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka humbur nënën e saj. Lajmin e ka dhënë vetë ajo me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo thotë se shpirti i saj do të jetë përherë në mesin e tyre
“E bukura e mencura time, qëndrestarja që gjente zgjidhje për cdo gjë. Shpirti jot do të jetë përherë me ne”, shkruan Silva Bino.
Në status Bino ka bashkangjitur edhe një foto të së ëmës në moshë të re.