Siljanovska pranon humbjen

schedule08:00 - 6 Maj, 2019

schedule 08:00 - 6 Maj, 2019

Kandidatja e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale. Por në një konferencë shtypi ajo ka deklaruar se pas procesit zgjedhor pyetja që shtrohet është se çfarë e pret vendin më pas. “Rezultati është i qartë, por pyetja është nëse ai çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet”, ka deklaruar Siljanovska. Sipas saj, ndarja mund të verifikohet në shumë aspekte, kryesisht në atë ndëretnike. Siljanovska gjithashtu ka vënë në dyshim premtimin e rivalit të saj Pendarovski, se së bashku mund të shkojmë përpara./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!