Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë zbatimin e reformave për integrimin në union, dhe të respektojë marrëveshjet, si ajo e Prespës.
Reagimi i saj erdhi pasi Gordana Siljanovska Davkova, teksa u betua para deputetëve në Kuvend si presidente e vendit, nuk e përmendi emrin kushtetues por vetëm “Maqedonia”.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, shkroi Ursula von der Leyen.
For North Macedonia to continue its successful path on EU accession it is paramount that the country continues on the path of reforms and full respect for its binding agreements, including the Prespa Agreement.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2024
/abcnews.al