Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sikur s’ndodhi asgjë/ Demokratët rikthehen në komision, puna vijon normalisht

schedule18:42 - 27 Nëntor, 2025

schedule 18:42 - 27 Nëntor, 2025

Pamja e karrigeve boshë të mbledhjes së parë, nuk u përsërit në Komisionin e Reformës Territoriele. Demokratët zunë vendet e tyre këtë të enjte dhe bashkë me socialistët prodhuan dhe konsensusin e parë për planin si do të punojnë bashkë në vijim.

“Në janar nxjerrim dokumentin e parë të gjelbër që përmban analizën e reformës së 2014 dhe sfidat kryesore që kemi sot. Ky dokument do të analizohet, debatohet me ekspertë, kryetarët e bashkive, këshillat bashkiak dhe qytetarët.”

Për këtë dy deputetë, 1 i ps dhe 1 i pd, së bashku me ekspertëtë do të dalin në terren për të mbledhur idetë e kryetarëve e këshilltarëve bashkiakë por dhe të qyetarëve.

“Të përcaktohet si do të merren opinionet e qytetarëve.”

Në korrik ps dhe pd duhet të votojë njërën shtyllë të kësaj reforme, ndarjen e territorit.

“Një është prioritar, një vit para zgjedhjeve nuk është e udhës të ketë ndryshime në territor, çka do të thotë se ne kemi afat korrikun e vitit që vjen për të të miratuar ndryshimine  hartës që vjen.”

Harta është dhe pika që duket se i ndan më shumë dy palët.

“Kërkesa kryesore është më shumë bashki dhe më shumë shërbime. Pra një Reformë e re Territoriale. Jemi këtu për të bashkëpunuar, por jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur”.

“E paimagjinueshme se si do të ishte qeverisja vendore nëse do kishim 373 bashki e komuna. Në 2014-ën më shume se 70% e buxhetit të bashkive shkonte për paga, sot shkon me vetëm 43% e buxhetit dhe ky eshte fakt. Duhet të bazohemi në fakte dhe shifra. Bën sens që njerëzit të kem në opinione politike, por duhen parë shifrat dhe eksperienca në terren. Të mos merremi sot me çështjen e numrit të bashkive por me kompetenca.”

Dy ligjet e tjera që pritet të ndryshojnë është ai i funsksionimit të pushtetit vendor dhe financimin, për të cilat Mazniku tha se mund të ndodh edhe pas muajit korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!