Komisariati i Milanos arrestoi 14 tifozë kroatë pasi janë kapur me bomba tymuese, shkopinjë hekuri dhe thika të madhësive të ndryshme. Të gjitha këto sende janë gjetur nga policia vendase pas disa kontrollesh të shumta në prag të ndeshjes së Milan-Dinamo Zagreb.
Komisioneri Petronzi urdhëroi shërbimin për mëngjesin e sotëm, ku tifozët e ekipit kroat u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat për njoftimin e masave. Policia e Milanos do të jetë nëpër rrugët e qytetit për të shmangur çdo problem të rendit publik para dhe në fund të ndeshjes./ h.ll/abcnews.al