Siguria ushqimore në vend, qytetarët shprehen se ndihen të pasigurt dhe i kërkojnë shtetit të marrë masa të rrepta.
Diskutimi mbi sigurinë ushqimore dhe atë çfarë konsumojmë, ditët e fundit ka qenë një nga temat të cilat është bërë e pandashme për shumicën e qytetarëve. Qytetarët shprehen se nuk i besojnë produkteve që janë të detyruar të konsumojnë në tryezat e tyre, e pavarësisht rrezikut ata i blejnë.
Kur bëhet fjalë për përgjegjësit, të gjithë drejtojnë gishtin nga shteti i cili sipas tyre duhet të marrë masa ndëshkuese për ata që abuzojnë në kurriz të konsumatorit.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar ashpërsime në Kodin Penal, 10 vjet burg për ata që do të cënojnë sigurinë ushqimore përmes përdorimit të kimikateve apo shitjes së tyre jashtë afateve të skadencës./ABC News Albania 24/7