Siguria ushqimore, BE mbështet Shqipërinë me 5 mln euro

schedule19:15 - 6 Shkurt, 2019

schedule 19:15 - 6 Shkurt, 2019

Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë për të forcuar standardet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shëndetit të bimëve me 5 milion euro.

Projekti u prezantua nga Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi.

Programi parashikohet të zbatohet për një periudhë katër vjeçare nga një grup i organeve publike nga shtetet anëtare të BE-së.

Specialistë nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Finlandës dhe ai i Irlandës pritet të vijnë në vendin tonë për të dhënë ndihmën e tyre me qëllim harmonizimin e legjislacionit me normat e BE-së, forcimin e sigurisë në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor si dhe për të përmirësuar ndërgjegjen e konsumatorëve e bizneseve mbi çështjet e sigurisë ushqimore./abcnews.al