Siguria në plazhe/ Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili ne Velipojë, gjobiten drejtuesit e mjeteve

schedule12:28 - 21 Korrik, 2024

schedule 12:28 - 21 Korrik, 2024

Në kuadër të operacionit “Siguria detare” janë bllokuar 40 mjete lundruese nga Ksamili e deri në Velipojë.

Po ashtu janë gjobitur drejtuesit e mjeteve me vlerën 100,000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 40 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone.

26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.esit e mjeteve me vlerën 100,000 lekë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!