Mungesa e profesisonistëve në fushën e sigurisë kibernetike është një sfidë me të cilën po përballet Shqipëria dhe vendet e rajonit.
Në një aktivitet në ditën e internetit të sigurt me përfaqësues të 13 shteteve kreu i autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje.
Kreu i ACESK theksoi se në Shqiperi janë digjitalizuar rreth 95% e shërbimeve publike.
Aktualisht Shqipëria po bashkëpunon me Departamenti amerikan të shtetit , Bashkimi Evropian dhe vende të tjera për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike./abcnews.al