“Siguria globale në rrezik”/ “The Guardian”: Krimi transnacional një epidemi, të ndërhyhet urgjentisht!

schedule12:28 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:28 - 27 Nëntor, 2023

Ndërsa bota përballet me luftëra, shkatërrime, krizat klimatike, “The Guardian” ngre një tjetër çështje shqetësuese për të cilën bën thirrje të ndërhyhet me urgjencë.

“Epidemia e krimit të organizuar transnacional ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe për një përgjigje globale”, shkruan The Guardian.

Ajo që çdo forcë policore e di, por pjesa tjetër e botës ende nuk e ka kuptuar është se ka pasur një epidemi të krimit të organizuar transnacional, që tashmë është kthyer në një krizë globale të sigurisë.

Teksa alarmi është vënë tek përleshjet e bandave, shfrytëzimi seksual apo trafiku i drogës, ajo e cila nuk duhet lënë mënjane është edhe krimi i organizuar transnacional.

Pandemia e COVID-19 solli ndryshime të mëdha shoqërore.

Grupet kriminale kudo në botë po përdorin mjete të tjera për të krijuar një model të ri të rrjeteve kriminale, lidhjet i bëjnë nëpërmjet internetit. Grupet po krijojnë partneritet, bashkojnë aktivitete të ndryshme kriminale, por zgjerojnë globalisht tregjet, ndërsa shpesh arrijnë të mos identifikohen duke u shpëtuar edhe ligjit. Në shënjestër të mashtrimeve janë kryesisht njerëzit ‘e dobët’ të cilët bien pre e krimeve dhe shfrytëzimeve nëpërmjet internetit.

Ata shfrytëzojnë konfliktet, gjendjen e vështirë, kaosit që përfshin vende të ndryshme.

Por asnjë organ ligjzbatues, asnjë grupim rajonal, askush nuk mund ta trajtojë i vetëm këtë shpërthim të krimit të organizuar.

Në këtë gjendje të vështirë në të cilën ndodhet bota, përballë krizave të ndryshme, duhet një unitet i madh dhe bashkëpunim me çdo komunitet për të njohur dhe për të trajtuar krimin e organizuar transnacional. Pasi asnjë vend në botë nuk mund të përballojë vetë këtë sfidë. Në konferencën e Interpolit kjo çështje do të ketë fokusin kryesor.

“Nëse kjo krizë nuk trajtohet asnjë nga komunitetet tona nuk do të jetë i sigurt. Duhet veprim urgjent, koordinim global, bashkëpunim mes vendeve dhe rajoneve duke investuar në teknologji. Siguria globale është e rrezikuar dhe për këtë duhet të ketë urgjent një unifikim të botës. Ky shpërthim i krimit të organizuar mund të parandalohet vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e The Guardian.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!